Agjencia e Investimeve Katari (QIA) ka në plan për të rritur
sasinë e investimeve në Shtetet e Bashkuara me rreth 30 deri në 45 miliardë
dollarë amerikanë në dy vitet e ardhshme, tha një nga udhëheqësit e kësaj
agjencie në një kohë kur Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po viziton Dohan
si pjesë e dialogut strategjik SHBA-Katar.

Fondi i Katarit dëshiron të balancojë investimet për sasinë e
fondeve në Shtetet e Bashkuara me ato për Evropën – tha drejtori ekzekutiv QIA-s,
Mansoor bin Ibrahim el-Mahmud.

Ministria e Punëve të Jashtme të Katarit ka bërë të ditur se
bisedimet – të cilat janë raundi i dytë i dialogut të SHBA-Katar – do të jenë të
fokusuara në çështjet në fushën e politikës, ekonomisë, mbrojtjes dhe kulturës.

Ai shton se do të nënshkruhen një numër të memorandumeve të
mirëkuptimit për të rritur lidhjet e ndërsjellta mes Dohas dhe Uashingtonit.

Raundi i parë i dialogut strategjik është mbajtur në janar të
vitit 2018 në Shtetet e Bashkuara, ku u dol me një deklaratë të përbashkët, në
të cilën theksohej angazhimi për promovimin e tregtisë dypalëshe dhe
investimeve.

Të dy palët nënshkruan edhe disa marrëveshje dhe pikësynime në
fushën e teknologjisë, energjisë dhe bashkëpunimi në sektorë të tillë si sport,
arsim, shëndetësi, artit dhe kulturës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re