Skip to content

Katari rrit investimet në Gjermani, ja për sa miliarda bëhet fjalë

Katari, një prej shteteve të Gjirit Persik, ka planifikuar të rrisë investimet në Gjermani me 10 miliardë euro gjatë 5 viteve të ardhshme.

Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad al-Thani, e bëri këtë njoftim gjatë një forumi ekonomik të premten në Berlin, ku mori pjesë edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila iu bashkua thirrjes së tij për të rritur investimet e emirateve në Gjermani .

“Ne jemi krenarë për marrëdhënien dhe bashkëpunimin tonë me Gjermaninë”, deklaroi Sheiku Al-Thani.

Në të njëjtën kohë, ai i ftoi kompanitë gjermane për të investuar në Katar, si një nga vendet më të pasura në botë.