Katari ka dënuar bombardimin e Izraelit ndaj Spitalit Baptist Al-Ahli në Gaza, duke e përshkruar sulmin si një “masakër të egër”.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Katarit QNA, Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit sulmin në spital e përshkroi si “një masakër brutale, një krim i urryer kundër civilëve dhe një shkelje e ligjit ndërkombëtar”.

Ministria tha se komuniteti ndërkombëtar është “bashkëpunëtor” në krimet kundër njerëzimit të kryera kundër palestinezëve, herë duke heshtur e herë duke vepruar në mënyrë selektive, dhe paralajmëroi se kjo do të çonte në një mjedis më të madh dhune dhe jo stabiliteti.

“Zgjerimi i sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, duke përfshirë spitale, shkolla dhe vendbanime, konsiderohet një përshkallëzim i rrezikshëm”, tha ministria, duke paralajmëruar se këto mund të kenë pasoja të rënda për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Gjithashtu i kërkohet komunitetit ndërkombëtar që “të marrë përgjegjësinë e tij dhe të pengojë Izraelin nga kryerja e krimeve të mëtejshme kundër civilëve”.

Raportohet se numri i vdekjeve si rezultat i bombardimeve të Izraelit ndaj Spitalit Baptist Al-Ahli në Gaza ka tejkaluar 500.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re