Katari ka vlerësuar përpjekjet e Türkiye-s dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) për zgjatjen edhe me 2 muaj të marrëveshjes lidhur me dërgesat e drithit nga Ukraina.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Katarit, thuhet se është mirëpritur zgjatja e marrëveshjes për dërgimin e drithërave nga Deti i Zi.

Duke uruar që dërgesat e drithit të lehtësojnë krizën ushqimore në botë, në deklaratë thuhet se nga ana e Katarit janë vlerësuar të gjitha përpjekjet që OKB-ja dhe Türkiye kanë treguar në këtë proces.

“Ne konfirmojmë mbështetjen e Katarit për të gjithë përpjekjet ndërkombëtare që synojnë të gjejnë zgjidhje paqësore ndaj krizës Rusi-Ukrainë”, thuhet më tej në deklaratë.

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, më parë njoftoi marrjen e vendimit për të zgjatur edhe me 2 muaj Marrëveshjen e Korridorit të Drithit në Detin e Zi, e cila pritej të përfundonte më 18 maj.

Marrëveshja në fjalë u nënshkrua më 22 korrik 2022 në Istanbul mes Türkiye-s, Ukrainës, Rusisë dhe OKB-së.

Deri më tani ka tejkaluar 30 milionë e 250 mijë tonë sasia e drithit që ka kaluar nga “korridori i drithit” i krijuar me përpjekjet e Türkiye-s për të eliminuar rrezikun e “krizës ushqimore” të përjetuar për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re