Prokuroria e Bergamos ka nisur hetimet për ish-kryeministrin italian Giuseppe Conte dhe kabinetin e tij qeveritar, sa i takon menaxhimit të koronavirusit në këtë vend.

Mediat italiane raportojnë se mes të hetuarve janë ish-ministri i shëndetësisë Roberto Speranza, presidenti i rajonit të Lombardisë Attilio Fontana dhe ish-këshilltari i tij për mirëqenien Giulio Gallera.

Në regjistër figurojnë edhe presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë, Silvio Brusaferro, koordinatori i Komitetit të parë Teknik Shkencor, Agostino Miozzo, kreu i atëhershëm i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli dhe presidenti i Këshillit të Lartë të Shëndetësisë. Franko Locatelli. Sipas prokurorëve nga Bergamo, “katastrofa mund të ishte shmangur”.

Burimi: Balkan Web

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re