Numri i të vdekurve në përmbytjet në provincën Kerala të Indisë është rritur në 445, përcjell KosovaPost.
Provinca Kerala e Indisë po përpiqet të mbulojë plagët territoriale pas një katastrofe të përmbytjes të shkaktuar nga shirat e mëdhenj.
Me tërheqjen e ujërave të përmbytjeve, u raportua se u gjenden edhe 28 persona të tjerë dhe kështu numri i të vdekurve u rrit në 445.
15 njerëz janë raportuar të humbur. Ndërsa rreth 1 milion njerëz po qëndrojnë në kampe të përkohshme. Qeveria ka filluar një operacion të madh pastrimi në hapsirat e hapura të shtëpive për të luftuar baltën e lënë pas katastrofës nga përmbytja.
Kryeministri Pinarayi Vijayan njoftoi se 130 mijë shtëpi të prekura nga përmbytja janë pastruar. Në total, është raportuar se mbi 300 mijë shtëpi janë të përmbytura nga shijërat.
