Burime jozyrtare bëjnë me dije për Fax News se është zgjidhur ngërçi i mbetjeve urbane në Durrës, që prej ditësh nuk mblidheshin nga ana e Bashkisë, duke e çuar qytetin në prag katastrofe mjedisore në kulmin e sezonit turistik.
Mësohet se landfilli i Sharrës, i menxhuar nga Integrated Energy do t’i marrë mbeturinat e qytetit bregdetar deri në datën 15 Korrik, duke mos kërkuar asnjë përfitim monetar nga bashkia e Durrësit.
Mësohet se kompania i ka nisur një letër Bashkisë së Durrësit, nga e cila nuk ka ende një reagim.
I pyetur nga “FaxNews”, zëdhëndësi për mediat në Bashkinë e Durrësit, tha se i qëndron vetëm fjalës që Emirjana Sako tha gjatë mbledhjes mesditën e sotme.
Po të njejtat burime thonë se mbeturinat nuk do të dërgohen më në landfillin e Bushatit dhe as nuk do të grumbullohen në Nishtulla apo Spitallë, ku ishin shndërruar në problem për banorët e këtyre zonave.
Pasditen e sotme janë nisur kamionët e parë drejt landfillit të Sharrës, ku do të riciklohen nga kompania që menaxhon mbetjet e Tiranës.
Kompania thekson se pas datës 15 Korrik, duhet të merren masat për zgjidhjen e problematikës, pasi nuk do të lejohet më të kryejnë depozitime në këtë landfill, nëse nuk përmbushen kushtet që kompania ka komunikuar.
…
/faxweb
