Kryeministri Rama i dedikoi një mesazh këtë të dielë zhvillimeve të rënda në Greqi, si pasojë e përmbytjeve të paprecedenta.

“Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithëzemërt me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore”, shkruan ai, duke u bërë thirrje emigrantëve shqiptarë në ato zona që, nëse gjenden në vështirësi, të kontaktojnë ambasadën shqiptare në Athinë.

“Ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë🇬🇷, në numrin e aktivizuar të telefonit 𝟏𝟏𝟐, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë.

Gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës sonë përmes numrit të emergjencës  𝟎𝟎𝟑𝟎𝟔𝟗𝟒𝟏𝟔𝟓𝟖𝟏𝟖𝟑, në dispozicion të qytetarëve 𝟮𝟰/𝟳 dhe në adresën e email-it 📧 [email protected]”.  /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re