Qytetarët e Lushnjës, Fierit, Divjakës kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe ushqimeve.

Ata kanë bllokuar rrugën te vendi i quajtur “Pushimi i Shoferit” në qytetin e Lushnjës, ku prezente janë dhe forca të shumta policie.

Në një prononcim për ‘Fax News’ ata shprehen të indinjuar sepse kjo rritje rekord e çmimit të naftës ndikon drejtpërdrejtë edhe në sektorin e bujqësisë, duke qenë se një pjesë e mirë e tyre janë fermerë.

“Unë bukën e blej dhe do rritet tashmë, edhe energjia elektrike. Kemi shumë problem dhe te bujqësia, plehrat kimike, nuk e korrim dot as grurin”-tha një prej qytetarëve.

“Po protestojmë për të drejtat tona, ne po dalim me humbje, jemi të mbaruar. Mbyllim ditën me humbje, katastrofë, do ikim nga Shqipëria.
Nëse është protestë që nuk lidhet me politikë unë dal, unë s’merrem me politikë jam fermer i thjeshtë. Pse djali im të ruajë lopën e italianit, të ruajë lopën e vet këtu po ku të lejnë këta?!”
-tha një tjetër.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re