Një qytetar ka denoncuar në Fax News se në Liqenin Artificial po kryhet një krim mjedisor, duke u prerë me dhjetëra pemë.

Përmes këtyre pamjeve të Fax Neës duket që janë prerë dhjetëra pemë. Ajo që po bëhet në këtë zonë është ndërtimi i një piste vrapimi, që ka koston e 58 milionë lekëve.

Kryebashkiaku Veliaj ka folur në fillim të mandatit për gjelbërimin e kryeqytetit. Me nismën mbill një pemë, ftoheshin dhe qytetarët t’i bashkoheshin kësaj nisme.

Liqeni Artificial është quajtuar mushkëria e qytetit, por një pistë vrapi tashmë ka shkaktuar krim mjedisor te Liqeni.

Zëri i qytetarëve:

Qytetare: Katastrofë! Më dhemb zemra sa herë shoh këtë pamje.

Qytetari: Nuk më vjen mire që priten pemët. Duhet të mbrohet nga të gjithë qytetarët. Nuk e kuptoj ccfarë bëhet.

Qytetari: Ashtu sicc ka bërë sheshin me pallate të larta, kështu ka filluar dhe këtu t’i presë pemët. Ccfarë t’i bësh thirrje atij. Nuk zë mend, ashtu si e ka nisur me Edi Ramën ky.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re