Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka publikuar pamje të djegies së mbeturinave në inceneratorin e Elbasanit, situatë alarmante që vazhdon prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

“Katastrofë mjedisore në Elbasan”, shkruan demokrati, teksa shton se në vendin ku qëndron inceneratori 33 milionë euro digjen mbetjet duke ndotur të gjithë zonën.

Deputeti Sula shprehet se qytetarëve u merren lekët për t’i mbytur me tym kancerogjen.

“🔴Katastrofë mjedisore në Elbasan! Malit me plehra i është vënë sërish zjarri në Elbasan duke shkaktuar kështu një katastrofë mjedisore. Nuk mjaftojnë kompanitë private që kanë bërë me nam Shqipërinë për mbetjet toksike edhe ndërkombëtarisht, por 2 herë në vit në vendin ku qëndron inceneratori 33 milionë euro digjen mbetjet duke ndotur në mënyrë të parikuperueshme të gjithë zonën.

Kjo është kriminale! I merrni lekët qytetarëve për ti mbytur me tym kancerogjen”, shkruan ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re