Reshjet e shumta kanë shkaktuar tragjedi në kryeqytetin kinez. Mediat ndërkombëtare raportojnë për 33 viktima dhe 18 të zhdukur, pas reshjeve më të dendura të regjistruara ndonjëherë në Pekin.

 

Dhjetra njerëz vdiqën gjithashtu nga përmbytjet që goditën Kinën veriore. Të premten, Pekini njoftoi se gjatë korrikut 147 njerëz vdiqën ose u zhdukën për shkak të fatkeqësive natyrore.

 

Autoritetet njoftuan se 33 persona ndërruan jetë kryesisht për shkak të përmbytjeve dhe shembjes së ndërtesave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re