Moti i keq dhe përmbyjet katastrofike të ditëve të fundit kanë shkaktuar deri tani 9 viktima, disa të zhdukur dhe mijëra të shpërngulur në Itali.

 

Autoritetetet në rajonin e Emilia Romanja kanë mabjtur në fuqi alarmin e kuq edhe për këtë të enjte.

 

Niveli i pothuajse të gjithë lumenjve vazhdon të jetë mbi pragun e emergjencës dhe priten përmbytje të reja të cilat mund të rëndojnë brigjet e dobësuara apo të dëmtuara.

 

Gjatë natës janë shënuar përmbytje të reja në zonën e Ravenës.

 

Evakuimet po zhvillohen në Castel Bolognese, gjithashtu në provincën e Ravenës, ku ka pasur probleme me mungesën e ujit të pijshëm. Presidenti i Rajonit, Stefano Bonaccini tha se vec viktimave deri më tani, janë shkaktuar miliarda euro me dëmë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re