Dy rastet në Shkodër të konfirmuara sot nga Ministria e Shëndetësisë janë raste të reja, të cilat nuk lidhen me të mëparshmit në Shkodër.

Bëhet fjalë për një grua 65-vjeçare nga lagjja “Kiras” dhe një 55-vjeçar nga Dobraçi i Shkodrës. Mësohet se gruas i kishte vdekur bashkëshorti dy javë më parë dhe në funeral kane marrë pjesë shumë persona ç’ka shton frikën dhe panikun për infektime të reja të mundshme.

Po ashtu 55-vjeçari kishte një njësi shërbimi tregtare me lëndë ndërtimi dhe elektrike. Ç’ka do të thotë se edhe personi në fjalë ka patur shumë kontakte.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re