Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku në një intervistë për Panorama TV ka komentuar humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit, ku tha se një rezultat tjetër me 7 bashki në rang vendi përballë mazhorancës do të sillte goditjen fatale për demokratët.

Çollaku tha se opozita duhet të lexojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të shkojë drejt bashkimit të demokratëve, pasi PD në këto zgjedhje kishte sfidë ekzistencën, ku theksoi se kjo e fundit nuk pati mbështetje financiare dhe mediatike për të bërë fushatë.

Lidhur me rikthimin e ish-kryetarit Lulzim Basha në krye të PD, deputeti tha se askush nuk e pengon por ai duhet të ballafaqohet me demokratët dhe të japë përgjigje për dështimin e tij në lidhje me drejtimin e partisë.

Pjesë nga biseda:

“Projekti ishte që demokratët të rrisnin projektin e ri dhe të asgjësonin siglën e PD, por u refuzua masivisht. Bilanci i asaj që kanë dhënë demokratët në zgjedhje është që koalicioni kanë 220 mijë vota në rang vendi, PD e filloi vetëm 3 javë fushatë pa mbështetje mediatike dhe pa fushatë, edhe megjithatë qytetarët e ndanë votat në këtë rezultat.

Demokratët refuzuan që të kalonin në koalicionin ‘BF’,106 qytetarë që votuan PD është një shenjë e fortë pasi nuk pranon projekte të tilla. Sfida e hapur është për të riorganizuar PD dhe të bashkuar votat, partia duhet të riformulohet për ti bërë ballë politikës. Berisha duhet të mbajë përgjegjësi, dështoi në bashkimin e fronit opozitar dhe refuzoi çdo lloj bashkëpunimi mes strukturave. PD pati qartësi për të ofruar sakrificën e fundit, që kandidatë e koalicionin të votoheshin nën siglën e PD. Të gjitha projektet e dështuara duhet të njihen nga Berisha. Mos futja në garën e 2019 ishte një gabim, të përfundosh me 7 bashki është katastrofë politike dhe mos t’i gjendet alibi. Dorëheqja e Alibeajt ishte një model, të ndihmon në rrugët e bashkëpunimit dhe ringritjes. Opozita duhet të njohë realitetin vetëm ashtu mund të ringrihet, e radhës mund të jetë fatale për demokratët.

Rikthimi i Bashës?

Ai është në të drejtë të pretendojë që do të rikthehet, por duhet të ballafaqohet me demokratë për dështimin e tij. Dua ta shoh procesin reflektues të tij, por nuk mund ti ndalohet e drejta për tu sprovuar me votë, demokratët kanë rezerva në lidhje me drejtimin e tij në krye të PD

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re