Sot ndeshjet e grupit B dhanë ngjarje interesante në Kategorinë e Dytë. Kryendeshja u zhvillua mes dy skuadrave që udhëheqin grupin Shkumbini dhe Devolli, e cila u mbyll në barazim me golat e shënuar nga Byzhyti dhe Avdillari nga një për secilën skuadër në pjesën e parë. Pas kësaj jave distanca mes skuadrave mbetet një pikë dhe e mban të ndezur luftën mes të dy skuadrave.

Po ashtu humbja e Maliqit në transfertë ndaj Memaliaj e largon skuadrën tjetër juglindore nga gara për tu ngjitur një kategori më lart. Ndërsa në Delvinë vendasit festuan me fitore ndaj Përmetit rikonstruksionin e fushës së tyre sportive “Panajot Pano’’.

Po ashtu kjo ishte një javë e mirë edhe për dy skuadrat e qarkut tonë: Naftëtari dhe Skrapari ia kanë dalë të fitojnë sfidat respektive. Të dyja skuadrat luanin në shtëpi duke fituar me rezultatin e njëjtë 3-1.

Naftëtari luante në shtëpi dhe heroi i tyre ishte mbrojtësi beratas Xhuljo Serdari që shënoi dy herë në pjesën e parë dhe i dha mundësinë skuadrës të luante më lirshëm përballë Këlcyrës.

Në fillimin e fraksionit të dytë është Mahmutaj për miqtë, i cili shënon duke ngushtuar shifrat por sërish një tjetër beratas Kallmi shënon nga pika e bardhë për kuçovarët duke vulosur takimin.

Me këtë fitore Naftëtari për herë të parë në këtë sezon ngjitet në vendin e 12të duke e çuar në 6 pikë distancën nga vendi i fundit, Përmeti.

Një fitore të ngjashme arrin edhe Skrapari në shtëpi përballë Butrintit, e cila vendoset që në fraksionin e parë. Ndeshja nis me gol dhe është mesfushor kuçovar Florjan Kopaçi që shënon që në start.. muçaj për sarandiotët barazon në minutën e 15’ përkohësisht shifrat e kësaj sfide. Por në fundin e fraksionit të parë brenda dy minutave Guri dhe sërish Kopaçi i japin fitoren skrapalinjve. Pas kësaj fitoreje Skrapari qëndron në vendin e tetë duke vazhduar kështu një kampionat të qetë./Berati.TV

Kategoria e Dytë, Grupi B

Naftëari 3-1 Këlcyra

Shënues: Serdari 3’, 39’, Kallmi 61’(pen)/ Mahmutaj 49’

Skrapari 3-1 Butrinti

Shënues: Kopaçi 3’, 41’, Guri 40’/ Muçaj 15’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re