Për shkak të ndalesës së kampionatit në Kategorinë Superiore dhe të Parë e gjithë vëmendja e fundjavës në futbollin shqiptar ishte fokusuar në Kategorinë e Dytë.

Në fushë zbritën edhe dy skuadrat e qarkut tonë. Skrapari dhe Naftëtari, të cilat i kanë mbyllur me humbje të dy ndeshjet e tyre.

Naftëtari kishte një përballje të vështirë në transfertë me Devollin kandidat për tu ngjitur një kategori më lart. Pas pjesës së parë të mbyllur në barazim pa gola bilishtarët e vendosin ndeshjen në të dytën.

Skuadra e drejtuar nga Stavri Nica e gjeti dy herë golin në fraksionin e dytë. Fillimisht është Xhaka që i jep avantazhin ndërsa Kame dyfishon nga pika e bardhë. Pavarsisht humbjes kuçovarët ruajnë distancën me tre pikë nga vendi i fundit.

Në transfertë luante edhe Skrapari përballë Tepelenës. Edhe skrapalinjtë e kanë humbur sfidën e tyre dhe janë arritur nga tepelenasit në klasifikim. Edhe këtu është një 11 metërsh që vendos ndeshjen por që në fraksionin e parë të lojës.

Në fundin e ndeshjes Skrapari e mbyll me 10 futbollistë pas daljes me kartonin e kuq të Haxhiut në minutën e 91’.

Xhafa ka goditur saktë nga pika e bardhë duke i dhënë fitoren vendasve dhe kështu Skrapari mbetet i teti me 20 pikë./Berati.TV

Kategoria e Dytë, java e 18të

Devolli 2-0 Naftëtari

Shënues: Xhaka 54’, Kame 72’ (pen)

Tepelena 1-0 Skrapari

Shënues: Xhafa 29’ (pen)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re