Kategoria e Dytë e futbollit në Shqiperi do të nisë në 7 qershor.

Vendimi është marrë pas një video-konference të organizuar këtë të premte mes sekretarit të FSHF, Ilir Shulku me presidentët e klubeve të Kategorisë së Dytë.

Ilir Shulku i sqaroi të pranishmit me komunikimet e deritanishme me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe detaje në lidhje me protokollin që do të përdoret. Drejtuesit e klubeve morën përsiper zbatimin e tij në praktikë.

Gjatë takimit u shpjegua dhe kalendari që duhet të ndiqet ku dhe u dakortësua që kampionati për këtë kategori të rifillojë në datën 7 qershor 2020.

Më herët federate kishte rënë dakort për nisjen e Superiores në 3 qershor dhe të kategorisë së parë në 7 qershor, pasi kishte marrë dakortësinë e klubeve për zbatimin e protokollit sanitary.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re