Sot ka rinisur kampionati edhe në Kategorinë e Dytë të futbollit shqiptar dhe në fushë kanë zbritur edhe dy skuadrat e qarkut të Beratit, Skrapari dhe Naftëtari.

Të dyja skuadrat i kanë luajtur ndeshjet e para zyrtare të 2019 në transfertë dhe i kanë humbur.

Skrapari ka pësuar një humbje të pastër në Patos përballë Albpetrolit vendas. Skuadra e drejtuar nga tekniku Demiraj që luajti edhe një miqësore me Tomorin gjatë janarit fitoj me tre gola përballë skrapalinjve.

Serinë e golave e hapi Hatia për patosarakët duke e mbyllur në avantazh fraksionin e parë. Ndërsa në të dytën janë Ballad he Lalaj që kompletojnë tripletën e Albpetrolit. Skrapari renditet tashmë në vendin e 9të në grupin B.

Humbet Naftëtari në një ndeshje përballë një ndër kundërshtarëve direkt në fundin e klasifikimit, Gramozit. Ndeshja e luajtur në Ersekë ka pasur plot pesë gola por në fund fitues janë vendasit.

Gramozi shënon që në minutën e 11’ por për naftëtarët është Daullxhiu që barazon shifrat nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë.

Me pjesën e parë të mbyllur në barazim vetëm në minutën e 73’ ndryshijnë shifrat pasi është mbrojtësi Korkuta që shënon në portën e vet dhe kalon vendasit përpara. Barazimi i radhës për kuçovarët vjen sërish nga pika e penalltisë por këtë herë me Kallmin.

Ndeshja vuloset ne minutën e katërt shtesë kur Aliko realizon për Gramozin dhe u jep fitoren ndërsa Naftëtari mbetet në fund me vetëm shtatë pikë./Berati.TV

Kategoria e Dytë

Albpetrol 3-0 Skrapari

Shënues: Hatia 17’, Balla 39’, Lalaj 66’

Gramozi 3-2 Naftëtari

Shënues: Marko 11’, Korkuta 73’ (a), Aliko 94’/ Daullxhiu 45’(pen), Kallmi 83’(pen)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re