Ndeshja e sotme mes skuadrave të Tomorit dhe Burrelit ,e luajtur në Stadiumin “Tomorri” në Berat është shoqëruar me një incident në fushën e lojës. Pikërisht në minutën e 20-të pjesës së parë, kur sfida ishte ende pa gola, gjatë një aksioni, dy futbollistë të Burrelit janë përplasur me kokë dhe njëri prej tyre, sulmuesi Dali Faruku ka rënë në fushë pa ndjenja.

Ndërhyrja e menjëhershme e  mjekëve të të dy ekipeve bëri që futbollisti të përmendej pas 10 minutash. Pas kësaj,në fushë ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar Farukun drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe është rikthyer në fushë në pjesën e dytë të ndeshjes. Sa i takon lojës, ndeshja Tomori-Burreli përfundoi me rezultatin 0-1.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re