Ndërkohë që Kategoria Superiore hap sot siparin vetëm dje u hodh hapi i parë zyrtar edhe për Kategorinë e Parë ku do të luaj për vitin e tretë radhazi edhe Tomori.

Struktura e Kategorisë së Parë nuk pritet të ketë ndryshime dhe do të vazhdoj sërish me 20 skuadra të ndara në dy grupe nga 10 skuadra. Edhe këtë sezon Tomori do të jetë sërish në grupin por që këtë vit shihet, si i ndryshuar. Nga sezoni i shkuar bashkë me Tomorin janë edhe katër skuadra të tjera: Bylis, Apolonia, Pogradeci dhe Turbina. Ndërsa pesë skuadrat e tjera nuk ishin vjet në këtë grup duke nisur nga Lushnja e ardhur nga Superiorja, Elbasani dhe Oriku nga Kategoria e Dytë, si edhe Besa me Egnatian që sezonin e shkuar luanin në grupin A.

Bie në sy që këtë sezon nuk është respektuar parimi i konfliktit të interest pasi Shënkolli është rikthyer në grupin A ku gjen edhe Besëlidhjen me të dy skuadrat që financohen nga Bashkia Lezhë. Grupi B duket shumë më rivalizues këtë sezon në mungesë të një skuadre, si Tirana sezonin e shkuar ndërsa në grupin A kemi emra të rëndë, si: Vllaznia dhe Dinamo të shumëtitulluara në futbollin shqiptar.

Ditën e henë pritet edhe kalendarit për ti hapur rrugë zyrtarisht sezonit në Kategorinë e Parë./Berati.TV

VENDIMET E KOMITETIT EKZEKUTIV
U miratua edhe struktura e Kampionatit Kombëtar Kategoria e Parë, në ndarjen e skuadrave në dy grupe A dhe B, si më poshtë:
Grupi A/ Vllaznia, Iliria, Erzeni, Besëlidhja, Dinamo, Korabi, Burreli, Shënkolli, Vora, Veleçiku
Grupi B/ Lushnja, Bylis, Apolonia, Tomori, Pogradeci, Besa, Egnatia, Turbina, Elbasani, KF Oriku

Shorti i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë do të hidhet në FSHF, ditën e hënë datë 20 gusht, ora 11.00)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re