Ashtu, si ishte parashikuar pasi të enjten u bë ndarja e grupeve në Kategorinë e Parë sot u hodh shorti për të dy grupet. Nëse në grupin A edhe pse ende nuk ka nisur nga puna Vllaznia shihet si e favorizuar në grupin B përplasjet pritet të jenë më interesante.

Kalendari duket favorizues për Tomorin që do e nis kampionatin në shtëpi përballë Lushnjes. Një derbi rajonal me skuadën që zbriti nga Kategoria Superiore dhe pritet një provë force për të dy skuadrat. Në fazën e parë Tomorin do të luaj pesë ndeshje në shtëpi dhe katër në transfertë ndërsa në fundin e fazës së dytë sërish llogaritë do i mbyll në shtëpi kundra Elbasanit.

Gjatë fazës së parë Tomori do të luaj në shtëpi ndaj Lushnjes, Besës, Orikut, Turbinës dhe Bylisit ndërsa në transfertë ndaj Pogradecit, Egnatias, Apolonisë dhe Elbasanit. Ndërsa në fazën e dytë do të ndodh e kundërta.

Kampinati i Kategorisë së parë do të nis më 9 shtator dhe Tomori këtë sezon do të synoj ngjitjen në Kategorinë Supeiore./Berati.TV

Grupi B

JAVA 1, 9 shtator 2018

Pogradeci – Besa
Tomori – Lushnja
Orikumi – Elbasani
Egnatia – Bylis
Turbina – Apolonia

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re