Nëpërmjet një shkrese dërguar Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe asaj të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar që kampionatet kombëtare të futbollit të rifillojnë aktivitetin në 20 -24 maj, ndërkohë që në datën 2 maj skuadrat të nisin stërvitjen pa kontakt fizik.

Në qoftë se kjo gjë aprovohet, atëherë është planifikuar që futbolli shqiptar të ulë siparin në 26 korrik sipas kalendarit të publikuar nga FSHF. Ky do të ishte skenari optimal për t’i përfunduar takimet më herët se 3 gushti, data përfundimtare e udhëzuar nga UEFA një ditë më parë.

Por nëse kushtet shëndetësore nuk do ta lejojnë zhvillimin e ndeshjeve  sipas këtij kalendari, atëherë FSHF ka gati të paktën edhe 2 plane të tjera për zhvillimin e ndeshjeve çdo 3 ditë. Do të jetë një kalendar i ngjeshur, por nuk do të cënohet integriteti dhe meritokracia në renditjen përfundimtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re