Katër aksidente rrugore të njëpasnjëshme janë shënuar pasditen e sotme në vend.

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në afërsi të Gjormit në Fushë-Krujë. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç pranë zonës së njohur si Fushë Miloti. Një mjet tip Benz me të cilin udhëtonin 3 persona është përplasur me trafik ndarësen. Për pasojë janë përplasur rëndë një çift bashkëshortësh të cilët janë në gjendje kritike për jetën.

Ndërsa pak momente më pas një aksident është shënuar në Mamurras. Një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur shoferi dhe pasagjeri i saj.

Një tjetër automjet ka dalë nga rruga pranë qendrës së qytetit të Elbasanit dhe më pas është përmbysur në kanal.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë dy persona. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re