Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka folur ditën e sotme për emërimin në prokurorinë e Tiranës të katër anëtarëve të familjes së Ermonela Felajt.

Në një intervistë për Panorama TV, Noka u shpreh se Felaj nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë politike por është vetëm një shërbëtore e verbër e pushtetit.

‘Nuk do ishte çudi që do ishte gjysmë për gjysmë drejtësia e drejtuar vetëm nga familja Felaj. Keni parë që të ketë iniciativë politike? Është thjesht shërbëtore e verbër e pushtetit. Po e them kjo është qartësisht treguese se drejtësia në Shqipëri nuk pati reformë por Ramaformë.

Është një degë e ekzekutivit në kthetrat e pushtetit të rilindjes. U paguan miliarda dollar euro të taksa paguesve amerikanë dhe nuk prodhuan dot një reformë por e shkatërruan atë reformën”, deklaroi ai.

Noka komentoi edhe situatën në Partinë Demokratike duke theksuar se Edi Rama nuk mund të mbajë peng logon dhe flamurin e partisë.

“Ne po bëjmë gjithçka, problem qëndron se opozita është duke u bashkuar. Edi Rama ka marrë peng edhe logon dhe flamurin e forcës tonë politike por ne nuk do të dorëzohemi. Ai mund të mbajë peng pengun e tij por simbolet tona nuk do i mbajë dot peng.

Që nga data 28 mars e vitit të kaluar ne si PD e rithemeluar kemi qenë të hapur me dorën e shtrirë për bashkim si rruga e vetme për t’u përballur me këtë regjim. Mos prisni të pranojmë bashkë me mercenarët e regjimit”, theksoi Noka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re