Skip to content

Katër anëtarë të familjes së Ermonela Felajt në Prokurorinë e Tiranës, Sali Berisha: Monstër e re e pseudoreformës së drejtësisë

20221222 180843 221222091 1 MJ3Gs4J





Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë i hapi rrugën familjares së katërt të deputetes së Patisë Socialiste, Ermonela Felaj, në Prokurorinë e Tiranë.

Deputetja Ermonela Felaj duke hyre ne nje seance parlamentare. Gjate seances, deputetet e PD, te ndare ne dy grupe, kane debatuar me tone te larta pasi deputeti Flamur Noka ka deklaruar se Alibeaj ka perjashtuar mbeshtetesit e Sali Berishes brenda PD nga grupi parlamentar dhe eshte dashur nderhyrja e deputeteve te tjere per te shmangur pershkallezimin. Gjate seances, kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla ka perjashtuar nga seanca deputetin Flamur Noka./r/n/r/nMP Ermonela Felaj entering in a parliamentary session. During the session, the MPs of the DP, divided into two groups, debated in high tones after the MP Flamur Noka stated that Alibeaj had excluded Sali Berisha's supporters within the DP from the parliamentary group and the intervention of other MPs was needed to avoid escalation. During the session, the speaker of the parliament, Lindita Nikolla, excluded MP Flamur Noka from the session.

Berisha, në një postim në Facebook, shkruan se kjo është “monstër e re e pseudoreformës së drejtësisë, kurrë të parë apo të dëgjuar ndonjëherë”.

Ish-kryeministri Berisha theksoi se organi hetuesi i kryeqytetit tani prokuroria e familjes Felaj, ndërsa e konsideroi një rekord të zi.

Sali Berisha: Prokuroria familjare. Një monstër e re e pseudoreformës së drejtësisë.

Miq, pas përdorimit të vetingut për gjueti shtrigash të bazuar në kritere me origjinë shoqërore, prejardhje krahinore, madje edhe besimin fetar dhe krijimit të drejtësisë së organizatave të Partisë Socialiste, pas shumëfishimit të korrupsionit dhe gjobës që paguajnë në procesin gjyqësor, pas privimit de fakto të qytetarëve shqiptarë nga procesi i drejtë ligjor, drejtesia e re e bazuar në reformën e Soros-Rama solli dhe një monster të re, kurrë të parë apo të dëgjuar ndonjëherë më parë.

Kjo është prokuroria familjare.

Kështu prokuroria e kryeqytetit të Shqipërisë është tani prokuroria e familjes Felaj, e njohur prej vitesh për lidhjet e provuara të saj me malavitën. Kështu, kjo prokurori, në një rast unik në botë si në asnjë vend të lirë, por edhe në asnjë diktature tjetër, udhëhiqet tani nga katër anëtarë me lidhje të para të ndrikull Felaj. Një rekord i zi! #sb

Vendimi i KPL

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi më 27 qershor me 10 votat e anëtarëve të pranishëm projektaktet për renditjen e kandidatëve për tre pozicione vakante në Prokurorinë e Tiranës, ku në të tre rastet e para në listë u rendit prokurorja e Vlorës, Eranda Felaj, raporton BIRN.

Ajo është motra dhe familjarja e katërt e Ermonela Felaj, e cila pritet të emërohet në Prokurorinë e Tiranës.

Përgjatë katër viteve të fundit, në Prokurorinë e Tiranës janë emëruar tashmë tre familjarë të deputetes Felaj.

Në mars të vitit 2019, KLP vendosi të emërojë si prokuror në Tiranë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e deputetes, Bledar Valikajn, pa kaluar më parë procesin e vetingut.

Vetëm pak muaj më vonë, në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës.

Në mbledhjen plenare të datës 29 maj, u miratua projektakti për transaferimin e bashkëshortes së këtij të fundit, Alma Felaj, nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës.

 

“”