Skip to content

Katër ditë në Kakavijë, qytetari i revoltuar ndaj Ramës: Bën marrëveshje me serbin! Kam ardhur nga Patra për të votuar këtë hale

Një qytetar në Kakavijë është tepër i revoltuar nga situata kaotike pasi ka katër ditë që qëndron në pikën kufitare për të kaluar drejt Greqisë. Duke folur para kamerave, tregon se në zgjedhjet e kaluara erdhi nga Patra për të marrë pjesë në votime.

Me lot në sy, i dëshpëruar për këtë situatë thotë: “Po bëj 4 ditë zotëri, kam 4 vjeç fëmijën brenda në makinë, e tju vijë turp këtyre se venë bëjnë marrëveshje me serbin, e 1 mln shqiptarë presin këtuja 4 ditë. Turp tu vijë kaq, se kam ardhur nga Patra për të votuar këtë hale”.

Pamjet janë publikuar në Facebook nga aktori i njohur Julian Deda, i cili mbështeti gjithçka tha qytetari duke shkruajtur: “I tha të gjitha në një fjali të vetme!”

/faxweb