Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pas takimit me Yuri Kim në seli ka shkuar në selinë e PD bashkë me Petrit Vasilin.

Kryemadhi dhe Vasili po zhvillojnë një takim me Bashën në këtë pasdite të vonë pikërisht për Reformën Zgjedhore e cila dhe katër ditë dhe i përfundon ‘afati’ i dakordësuar mes palëve.

Ditën e djeshme ishte po Basha që zhvilloi takimin me Yuri Kim teksa biseduan kryesisht për Reformën Zgjedhore. Kim pranoi që ndërkombëtarët nuk kishin gisht tek data 31 maj, por Basha u zotua se Reforma Zgjedhore do të përfundojë deri në atë datë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re