Katër gra shtatzënë janë prekur nga COVID-19 në Shqipëri ndërkohë që lajmi i mirë është se 3 prej tyre janë shëruar.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka bërë të ditur sot se ka shkuar në 11 numri i fëmijëve të prekur nga koronavirusi dhe që kanë mundur të shërohen.  Ndërkohë që Fico ka bërë të ditur se numri në total i fëmijëve të infektuar ka qenë 30.

“Fëmijët janë një kategori që nuk preken në forma të renda, nuk kemi pasur fëmijë të shtruar në spital. Kemi 11 fëmijë të shëruar nga 30 të testuar pozitiv”, tha ajo.

“Lajmi i mirë është se 4 gra shtatëzana të prekura nga COVID-19, tre prej tyre janë shëruar tashme nga koronavirusi”- theksoi ajo.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 14 raste te reja me koronavirus. Harta e të infektuarve është zgjeruar me 7 raste në Tiranë, 5 në Krujë dhe 2 në Shkodër.

Ndërkohë listë së të shëruarve i janë shtuar edhe 9 pacientë të tjerë, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 431.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re