Megjithatë, katër anëtarët e bandës dështuan në “misionin” e tyre pas alarmit të dhënë nga fqinjët. Gjatë ndjekjes nga policia, një agjent nxori armën dhe qëlloi me dy të shtëna në ajër, pasi u përball me njërin nga sulmuesit.

Kurse, fqinjët thonë se hetuesit sekuestruan një automjet me targa franceze që banda kishte parkuar jashtë.

“Brenda kishte maska ​​dhe materiale për grabitje,” raportohet të kenë thënë ata. Me nisjen e nëntorit, një valë tentativash për grabitje kanë ndodhur në Vigo dhe Val Miñor.

Videoja nga kamera e sigurisë e një shtëpie tjetër, tregon se si katër individë me rroba të zeza dhe doreza ecin në rrugë dhe hyjnë në ndërtesë. Një fqinje e shtëpisë ngjitur, e cila sapo kishte dëgjuar lehjen e njërit prej qenve të saj, shkon te dritarja për të parë se çfarë po ndodh dhe sheh hajdutët, kështu që thërret policinë.

Sapo policia shkoi atje, të rinjtë u arratisën duke injoruar thirrjet e tyre. Ata hodhën një pjesë të plaçkave të grabitura.

Pas të shtënave në ajër të forcave të rendit, u arrit të arrestohej vetëm një 32 vjeçar me iniciale E.L. i fshehur dhe i mbuluar me fier.

Ai ishte ende i veshur me doreza, ndërsa në xhepa kishte sende të vjedhura. Pas mbledhjes së gjurmëve të gishtërinjve dhe të dhëna të tjera, hetuesit po vazhdojnë punën për të zbuluar identitetin e shqiptarëve të tjera dhe vjedhjet që kanë kryer.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re