Skip to content

Katër lëkundje të njëpasnjëshme shënohen në Itali, banorët dalin në rrugë

itali144

Prej disa ditësh, në Itali janë shënuar herë pas here lëkundje tërmetesh.

Në Benevento, në Itali, u shënuan të paktën katër tërmete nga ora 9 deri në 10 të mëngjesit të së hënës, më i forti 3.4 Rihter.

Të shqetësuar, shumë njerëz kanë dalë nëpër rrugët e vendit.

Lëkundja e parë është regjistruar në orën 9.06, 3.4 Rihter, e dyta dy
minuta më vonë 3.2 Rihter. Ndërsa tërmeti i tretë dhe i katërt janë
regjistruar në 9.52 dhe 9.53, 3 dhe 3.4 Rihter.

Autoritetet lokale vendosën të mbyllnin shkollat dhe ndërtesat publike ndërkohë që ende nuk ka të dhëna për dëme.