I ftuar sot në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, ishte nutricionisti i njohur që jeton në Suedi, Altin Joka, i cili foli për mënyrat sesi të përzgjedhim produket e sezonit të vjeshtës, në mënyrë që të ruajmë parametrat shëndetësor.

 

”Sot zgjedhja e frutave dhe perimeve në treg është problem, një pikë ku konsumatori gabon, pasi ne shkojmë sipas modës në dyqan, pra ku shtojnë të tjerët” e nis kështu bisedën në studio Altini, duke shtuar se ne duhet të përzgjedhim në bazë të katër elementëve bazë: të nuhaturit, të shijuarit, të parit dhe të provuarit.

”Sot produktet janë të manipuluara kryesisht dhe ndaj do shumë kujdes për të dalluar” shtoi ai, duke theksuar se pesticidet ndikojnë në problemet e gjëndrave endokrine, autizmit, problemet e sistemit nervor, problemet me rritjen e diabetit dhe  dëmtimin e metabolizmit. Por si mund të përzgjedhim produket organike cilësore?

“Së pari duhet që produktet të ekspozojnë vendin e origjinës nga vijnë” tha ai. “Ja këtu kemi panxharin psh dhe nuk duhet të ketë asnjë lloj rrjedhje lëngu rreth e rrotull, ndërsa nuk duhet që pjesa e bishtit të jetë e vyshkur” shtoi ai.

”Kur zgjedhin një domate, në fund duhet që t’a ketë pjesën e bardhë, nuk duhet të ketë disa pika të bardha të vogla, pasi tregon që nuk është në maksimumin e cilësisë” duke shtuar se kur ka pjesë të bardha brenda pasi e hapim, nund të jetë hequr e papjekur apo ka stimulues. Sa i takon karrotave, duhet të jenë me bisht, sa më pak të pastruara dhe të holla.

Sipas Altin Jokës, sa i takon kërpudhave, ato duhet të jenë sa më të bardha dhe sa më të forta për të qenë cilësore. Sa i takon kungullit, nëse bëhet i butë dhe nis të ndryshojnë ngjyrë, atëherë ka problem për cilësinë. Më pas nutricionisti u ndal tek speci, ku tha se sa më i pastër dhe i shkëlqyshëm të jetë speci, aq më i mirë është.Tek rrushi duket parë bistaku ku lidhet me kokrrat që nuk duhet të jetë shumë i thatë.

Në fund të intervistës ai foli dhe për atë që është quajtur si lëngu i jetës, lëngu i shegës, të cilën ua rekomandon të gjithëve që t’a konsumojnë rregullisht për të patur një funksion të mirë të trupit të tyre. / Shqiptarja.com

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re