Pamjet që shihni më poshtë janë nga aksidenti me 7 të lënduar, i cili ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e Plepave në Durrës.

Në aksident janë përfshirë 4 mjete dhe siç shihet, edhe dëmet materiale janë të rënda.

Ambulanca ka transportuar drejt spitalit të lënduarit, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

SHIKO KËTU PAMJET 

Njoftimi i policisë: 

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në lagjen nr. 13 Durrës, në aksin rrugor Plepa-Kavajë, janë përplasur 4 automjete me drejtues shtetasit A. D., G. L., E. M., dhe E. H.

Si pasojë e përplasjes kanë shkuar për kontroll mjekësor në spitalin rajonal në Durrës, 6 shtetas pa probleme për jetën, ndërsa shtetasja Xh. H., 61 vjeçe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të përplasjes së automjeteve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re