Afati i parë zgjedhor që hyn në fuqi është ndalimi i aktiviteteve të qeverisë me qëllim propagandën.

 

Të gjitha institucionet si ato qendrore, lokale, agjencitë dhe ndërmarrjet shtetërore pas 48 orësh janë të detyruara t’i bëjnë me dije Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përmbajtjen e aktiviteteve që do të zhvillojnë nga 13 janari deri në 14 majin e zgjedhjeve vendore.

 

Gjatë periudhës katër mujore, shton Vizion Plus,  qeveria është e ndaluar të rrisë paga, pensione, të ulë taksa, të bëjë amnisti fiskale, të shpërndajë certifikata pronësie apo të ndërmarrë investime, koncesione, partneritet publik privat të paparashikuara në buxhet.

 

Vendoret e 14 majit janë zgjedhjet e treta që do të synohet ndalimi i aktiviteteve të qeverisë për qëllime elektorale.

 

Dy janë llojet e aktiviteteve publike të ndaluara, ben te ditur Vizion Plus, ato që raportohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe kallëzimet penale në SPAK.

 

Për shkeljet që shqyrtohen nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve masa ndëshkuese është administrative, me gjobë nga 3 mijë deri në 90 mijë lekë.

 

Në rastin e kallëzimeve masa e dënimit fillon nga 6 muaj deri në 3 vite burg nëse vërtetohet që është konsumuar vepra penale.

 

Ndër zyrtarët më të lartë të gjobituar nga KQZ për zgjedhjet e përgjithshme të 2021-it dhe vendoret e pjesshme të 2022-it janë disa kryebashkiakë mes të cilëve edhe ai i Tiranës Erion Veliaj për parlamentaret e dy viteve më parë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re