Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e një javë, ku 4 persona janë arrestuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Po ashtu policia njofton se ka vendosur mbi 9 mijë masa administrative, shumica për tejkalim të shpejtësisë.

Gjatë javës që lamë pas:

4 persona janë arrestuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur;
4 persona janë proceduar për drejtim mjeti pa leje;
1 person është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Masat Administrative

9,389 masa të vendosura gjatë javës, konkretisht:
59 masa për xhama të zinj;
605 masa për tejkalim shpejtësie;
188 masa për parakalim të gabuar;
226 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit;
322 masa për mos vendosje rrip sigurimi;
140 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse;
411 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve;
14 masa për mosrespektim të tabelës “Stop”;
34 masa ndaj këmbësorëve;
6 268 masa për qëndrim të gabuar;
1 515 masa të ndryshme.

Pezullime dhe bllokime:

1 rast për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;
6 raste për shpejtësi mbi normat e lejuara;
2 raste për shkelje të tjera;
8 automjete janë bllokuara (për detyrime të pashlyera dhe për mungesë dokumentacioni).

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re