Dalin detajet e reja të marrëveshjes së firmosur nga Donald Trump dhe Kim Jong un në takimin e tyre historik në Singapor.

Kim deklaroi pas firmosjes së dokumentit të përbashkët se procesi i denuklearizimit do të nisë shumë shpejt dhe se Korea e Veriut nuk do të ketë asnjë impjant bërthamor.

Trump ka thënë as firmosjes se me liderin koreanoverior ka lidhur një marrëdhënie “speciale” dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve do të kenë një zhvillim të vrullshëm.

Ndërkaq, pas përfundimit të samitit të dy liderët kanë braktosur Hotel Capella, ku dhe është mbajtur takimi historik.

Kim është treguar një xhentelmen i vërtetë duke i liruar rrugën Trump dhe duke i rrahur shpatullat.

Lideri koreanoverior ka folur në shumicën e kohës me një anglishte perfekte dhe ka shprehur publikisht “vlerësimin dhe falënderimin për Presidentin e SHBA-së”.

Në takim përveç Trump ka marrë pjesë edhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompe, kreu i Sigurisë Kombëtare John Bolton dhe shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, gjenerali John Kelly.

Vetë Trump ka thënë se “takimi ka shkuar më mirë se sa ishte parashikuar”.

Kurse Kim deklaroi se ajo që ka ndodhur sot është “një film fantastiko-shkencor që askush nuk e parashikonte dhe shpresoj se marrëdhënia jonë të jetë gjithnjë e më e mirë në të ardhmen”.

Ja katër pikat bazë të marrëveshjes:  

 

SHBA dhe Koreja e Veriut janë të vendosur për vendosjen e marrëdhënieve të reja midis dy vendeve në përputhje me dëshirat e popujve respektivë v për paqe dhe prosperitet.

 

SHBA dhe Koreja e Veriut do të punojnë së bashku për të ndërtuar një regjim të qëndrueshëm dhe tëpaqes në Gadishullin Korean.

 

Në përputhje me deklaratën e Panmunjas të nënshkruar më 24 prill, Koreja e Veriut do punojë drejt denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean.

 

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut angazhohen për kthimin e të burgosurve të luftës dhe atyre që janë zhdukur në luftime, duke përfshirë kthimin e atyre që tashmë janë identifikuar në vendet e tyre.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re