Rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Moska kanë nisur votimin për tu bërë pjesë e Rusisë.

 

Referendumet e orkestruara nga Kremlini në rajonet Luhansk, Kherson, pjesërisht të kontrolluara nga Rusia, Zaporizhia dhe Donetsk, janë dënuar gjerësisht nga Perëndimi si të paligjshme dhe pararendëse të aneksimit të paligjshëm.

 

Votimi me siguri do të shkojë në rrugën e Moskës. Kjo do t’i jepte Rusisë pretekstin për të pretenduar se përpjekjet e forcave ukrainase për të rimarrë kontrollin janë sulme ndaj vetë Rusisë, duke përshkallëzuar në mënyrë dramatike konfliktin shtatëmujor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re