Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot për numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi gjatë 24 orëve që prej fillimit të Pandemisë.

Bëhet fjalë për 36 raste të reja, 27 prej të cilave janë vetëm në Tiranë, ndërsa raportohet edhe për katër raste në Shkodër, dy në Kamzë dhe nga një në Durrës, Lezhë dhe Lushnje.

Sa i përket katër rasteve të reja në Shkodër, Abc News raporton se bëhet fjalë për të afërm dhe fqinj të sanitares që u zbulua dje.

Sot janë konfirmuar pozitivë babai dhe motra e saj si edhe dy fqinj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re