Koronavirusi ka hyrë edhe në burgun e Fushë-Krujës. Abc News raporton se katër të dënuar kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.

Ndërsa, dy prej tyre janë të shtruar në spitalin e burgut pasi gjendja shëndetësore e tyre ka qenë më e rendë.

Po ashtu, tetë të dënuar janë konfirmuar edhe në burgun e Drenovës, në Korçë.

Gjatë orëve të mesnatës ata janë nisur drejt spitalit të burgut, në kryeqytetet.

Ende nuk dihet se ku e kanë marrë virusin. Ndërkohë tetë të dënuarit të cilët janë të njëjtin sektor, janë izoluar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re