Katër persona mbetën të plagosur si rrjedhojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Shkodër-Koplik pasditen e kësaj të mërkure.

 

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:10, në fshatin Vrakë, ku dy automjete janë përplasur dhe si pasojë mbetën të dëmtuar shtetasit Rovena Mustafa 22 vjeç  banuese ne qytet Koplik, Egzon  Çokaj, 25 vjeç, banues ne fshatin Grud Fushe Malësi e Madhe, Gjon Ivanaj 53 vjeç, banues ne fshatin Vrake dhe Emral Malaj 23 vjeç, banues ne fshatin Grud Fushë.

 

Katër të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër.

 

Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re