Skip to content

Katër të plagosur nga përplasja e dy mjeteve në Fushë Krujë

aksident 1 780x439 1

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Tiranë-Fushë Krujë.

 

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetërën ndërsa ngjarja ka ndodhur në fshatin Larushk.

 

Të plagosurit janë pjestarë të së njëjtës familje.

 

Ata janë dërguar në spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.