Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet e Shëndetësisë, opozita ka kërkuar degjesë me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu në lidhje me zjarrin që ra 2 muaj më parë në urgjencën e QSUT, e cila është ende jashtë funksionit.

Po ashtu deputetja Vokshi ka denoncuar një tjetër rast të rëndë. Sipas informacione që Voksht i kanë ardhur, pak ditë më parë në QSUT për më shumë se dy orë kanë ikur dritat dhe nuk ka funksionuar asgjë, duke bërë që katër pacientë që ishin në intubim kanë ndërruar jetë.

Ajo ka kërkuar që sqarime në lidhje me këtë të japë ministrja dhe drejtoresha e QSUT.

“Para se të vija në komision, më është dërguar një informacion nga një qytetar. Për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur  të premten në të gdhirë në QSUT.

Sipas këtij  informacioni dhe është informacion i brendshëm, nga në punonjës që punon aty, duke gdhirë e premtja në QSUT kanë ikur dritat për më shumë se dy orë.

Sipas tij ka pasur katër të sëmurë rëndë që kanë humbur jetën gjatë kësaj periudhe pasi kanë qenë te intubuar.

Për dy orë nuk ka funksionuar asgjë, as Backup, apo mënyra të tjera që duhet të ketë një qendër e rëndësishme shëndetësore.

Nëse ky informacion është i vërtetë, do të ishte një skandal shumë i madh.

Një spital si QSUT a mund të rri pa drita. A është e vërtetë që të premten në mëngjes duke u gdhirë kanë ikur dritat. Pse s’ka punuar gjeneratori. Ku janë dërguar pacientët”– tha Vokshi

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re