Si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 4 persona në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit. Siç njoftojnë autoritetet e shëndetit në vend, 2 viktima janë nga Shkupi, 1 nga Prilepi dhe 1 nga Tetova. Bilanci total i viktimave është 110.

Nga ana tjetër, brenda ditës janë infektuar 19 persona të tjerë ndërsa numri total i të infektuarve është 1858.

Po ashtu, brenda 24 orëve betejën me Covid-19 e kanë fituar 16 pacientë të tjerë duke bërë që numri i të shëruarve të rritet në 1367. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re