Në takimin prezantues me përfaqësues të rreth 40 kompanive dhe institucioneve financiare ndërkombëtare të interesuara për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano, zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë u shpreh se ky port nuk do t’i shërbejë vetëm Shqipërisë.

“Kemi përmbyllur të gjitha fazat e rëndësishme të studimeve paraprake, dhe studimet mjedisore. Të gjitha këto studime përcaktojnë standardet më të mira të fushës.

Ashtu siç ne e kemi bërë publike, porti i Porto Romanos nuk do t’i shërbejë vetëm Republikës së Shqipërisë, por në momentet që sot flasim, janë firmosur marrëveshjet  zyrtare të lidhura mes qeverisë shqiptare, Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës, për ngritjen e dy porteve të thata, respektivisht në Strugë dhe në Prishtinë.

4 vitet e fundit na kanë dhënë një mësim se si situate të paparashikueshme mund të afektojnë të gjithë zinxhirin furnizues global. Portet janë infrastruktura kritike, ku në kohë krizash bëjnë pikërisht këtë investojnë në infrastrukturë kritike.

Po e bëjmë këtë me aeroportet, jemi afër dorëzimit të aeroportit të tretë. E kemi bërë me sisteme rrugore dhe po bashkëpunojmë me BE për rrjetin hekurudhor. Për Shqipërinë, përgjigjja e këtyre sfidave kalon përmes projekteve të tilla, si porti i Porto Romanos.” theksoi Balluku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re