Në kohën e një krize lindshmërie, një çift sjellë në jetë, me vullnetin e Zotit, katër fëmijë.

Rozeta dhe Geraldo janë bekuar me katërnjakë, lindur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Është Ministria e Shëndetësisë që jep lajmin e këtij zhvillimi me theks të gëzueshëm social e familjar.

“Nga familja fantastike e Rozetës dhe Geraldos, të cilët janë bekuar me katërnjakët:  Roal, Alrda, Roar dhe Auro, ardhur nga një shtatzani natyrale.

Jetë të gjatë vogëlushëve, të ciët pas një muaji kujdesi shëndetësor intensiv, tani janë gati për të lënë Spitalin Universitar Obstetrik – Gjinekologjik ‘Koço Gliozheni’, në Tiranë.

Mirënjohje për përkushtimin bluzave të bardha në të gjithë vendin, në veçanti aty ku lind jeta!”. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re