Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi shprehet se nuk ndihet i surprizuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së opozitës mbi katet pa leje.

 

Sipas tij, ky vendim ishte paralajmëruar nga kryeministri Rama, i cili ka sfiduar Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit, sipas Bardhit, nuk i rezistoi presionit të kryeministrit.

 

“Asnjë surprizë! Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e ka shpallur Edi Rama më 15.12.2022, ku kërkoi nga GJK të mos lajthisë dhe e sfidoi hapur duke paralajmëruar moszbatimin e çdo vendimi të ndryshëm. Për fat të keq Gjykata Kushtetuese nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij! VKM-ja që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës: Burg për qytetarët e thjeshtë, amnisti dhe legalizim për oligarkët”.

 

Partia Demokratike pretendon se ky ligj cënon qytetarët e thjeshtë, ndërsa kërkoi në Gjykatë Kushtetuese shfuqizimin e tij.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re