Juristi, Redi Ramaj në një intervistë për Panorama TV ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e opozitës për shfuqizimin e VKM-së për katet pa leje, duke lënë kështu në fuqi vendimin e qeverisë, ku tha se edhe këtë herë kjo e fundit nuk doli mbi politikën.

WhatsApp Image 2023-06-16 at 4.29.05 PM

Ramaj tha se VKM-ja e miratuar nga qeveria kapërcen çdo lloj ligji të Kushtetutës dhe se vendimi për ta rrëzuar kërkesën e opozitës është anikushtetuese, pasi mund të legalizohen kate pa leje vetëm duke paguar para.

Pjesë nga biseda:

“Ka ndikim politik, pasi vetë kryeministri Edi Rama ka dalë dhe ka thënë që gjykata Kushtetuese mos të lajthisë. Gjykata nuk doli përmbi politikën dhe këtë radhë, edhe pse vendimi kapërcen çdo ligj të Kushtetutës. Çdo qytetar i ndershëm që ka ndërtuar në mënyrë të rregullt, Gjykata fal ata që kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Gjykata është gardian i Kushtetutës, dhe nuk mundet që kushdo pushtet mos të dali mbi kushtetutën.

Ky vendim është antikushtetues, ishte e drejtë kërkesa e 28 deputetëve, dhe kërkesa u shqyrtua. Ne do shohim dhe vendimin e arsyetuar, a ka pasur bazë propozimi i këshillit të ministrave. Vetë fakti që u shty disa herë vendimmarrja, ishte e qëllimshme. Fakti që është rrëzuar kërkesa do të thotë që VKM është ligj që operon në republikën e vendit dhe duhet të zbatohet nga të gjithë. Vetë qeveria ka thënë që kjo VKM nuk zgjidh të gjitha çështjet, pra do të thotë që VKM jo vetëm që ishte në kundërshtim me ligjin penal por dhe me atë të urbanistikës”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re