“Me deklaratat e tij të fundit, ku ai e përcakton bashkimin e Shqipërisë me Kosovën në Shqipërinë e Madhe si synimin kryesor të karrierës së tij politike, kryeministri shqiptar Edi Rama ka hapur kapakun e Kutisë së Pandorës të ‘Ideve të Mëdha’ e të rrezikshme ballkanike”, e nis një shkrim autori Stavros Tzimas në Kathimerini. Ai e lidh këtë zhvillim të pretenduar, pa e thënë se kur dhe ku e tha, me atë që pasoi në Beograd

“Reagimi i një të madhi’ tjetër në Ballkan, Beogradit, ishte shumë i shpejtë. Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, thotë se bashkimi serb është ‘e vetmja pengesë për një Shqipëri të Madhe’”.

“Nuk është hera e parë që Edi Rama flet për një bashkim të shqiptarëve, siç kanë folur gjithmonë paraardhësit e tij në Tiranë dhe Prishtinë”, shkruan Tzimas .

Siç thotë ai, “idetë e irredentizmit kanë ekzistuar gjithmonë në Ballkan, duke dalë në sipërfaqe sa herë që e lejojnë rrethanat historike dhe ato gjeopolitike”.

Analizë pas analize, autori konkludon se “nën një atmosferë ankthi për të nesërmen në një Ballkan pa amerikanët, po shtohen zërat për një hartë të re kufitare, për të ndihmuar në zgjidhjen njëherë e mirë të 3 çështjeve historike të nxehta të rajonit (atyre shqiptare, maqedonase dhe serbe)”.

Më tej, autori i trembet faktin se mund të vijë ajo ditë që Shqipëria të pretendojë Çamërinë.

“Së dyti, le të supozojmë se shqiptarët dhe serbët do të arrijnë në njëfarë mënyre një marrëveshje. Cili do të jetë rezultati? Serbët do marrin territore nga Bosnja, Kroacia, Kosova dhe Mali i Zi dhe të krijojnë një ‘Serbi të Madhe’. Homologia e saj do të ishte një ‘Shqipëri e Madhe’, duke e bashkuar “shtetin amë” me pjesën tjetër të Kosovës, krahinat perëndimore të Maqedonisë së Veriut (Tetova), me pjesë nga Mali i Zi dhe Shqipëria e Jugut dhe natyrisht, Çamëria, një rajon që shtrihet pothuajse tërësisht brenda rajonit grek të Epirit”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re