Tenori i njohur dhe pedagogu në Akademinë e Arteve, Kastriot Tusha, mendon se mësimi online ka qenë i vështirë për shkak të mosaksesit në internet por edhe cilësisë së dobët të tij. Ai pret me padurim rikthimin në auditore.

“ Online jemi në varësi të internetit. E dimë fort mirë sa fuqi ka interneti. Një pjesë e tyre nuk kanë akses, flas për studentët e Universitetit të Arteve, nuk kanë telefona Android apo janë në fshat dhe interneti është i dobët apo nuk ka drita. Është shumë stresuese, i falenderoj shumë pedagogët e Departamentit të Kantos se kanë bërë një punë të mirë. Do të fillojmë me 1 qershor me diplomat e bachelor dhe master, duke ruajtur të gjithë parametrat e distancës fizike dhe dezinfektimit.Jemi të përgatitur për këtë situatë. Në Fakultetin e Muzikës janë 70-80 studentë për diplomim. Kemi një shans se e kemi mësimin individual. Mezi presim të hyjmë.”, tha Tusha në “Ora News”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re