Katundi i ri është një nga zonat me më shumë dëme të shkaktuara nga përmbytjet në qarkun e Durrësit. Dalja e lumit Erzen nga shtrati ka bërë që prej tre ditësh qindra hektarë tokë dhe dhjetëra banesa të jene nën pushtetin e ujit. Për të parë nga afër situatën ishte ministri mbrojtjes Niko Peleshi, i cili u përball edhe kritikat banorëve.

 

“Kemi ujin në shtëpi. Askush s’ka ardhur. Vjen ministri këtu bën si i fortë. Shiko si është bërë këtu. Lekët e tokës i paguajmë, drita ujë i duan këta. Ata hanë e pinë nëpër diskoteka, ne rrimë t’u vujt në shtëpinë tonë. Uji ka hyr brenda. Të të hyjë ujti në shtëpi e të mos kesh dëme. Kjo është zona më e keqe. Secili që vjen asnjeri s’ka bërë një pune të vogël këtu 8 vjet. 8 vjet përmbytje kemi. Shikoji kanalet si janë. Të gjithë të bllokuar. Për një orë mbrëmë na hyri uji në shtëpi. Vjen ai thotë kam qenë gjithë natën këtu ku ka qenë ai.”

 

Por për Peleshin përgjegjësia nuk është vetëm e autoriteteve por dhe e banorëve.

 

“NIKO PELESHI – MINISTER I MBROJTJES

Ajo që shohim këtu fillon origjinën nga zënia dhe bllokimi i kanaleve, shkarkimeve nga dinamika informale e ndërtimeve në vite të cilës tani nuk i kthehemi më dot pas. Madje e kemi përballur me shumë guxim me legalizime, këtu procesi legalizimeve ka ecur mirë ama bashkë me legalizimin duhet të kemi vëmendje ndaj urbanizimit. Ne marrim detyra tona, komuniteti duhet të marrë detyrat e veta, kemi patur edhe debate me disa banorë, nuk mund t’i kërkojmë llogari bashkisë kur kanali shkarkues e bllokon për të bërë një copë rrugë”

 

Sipas ministrit të Mbrojtjes situata po shkon drejt përmirësimit, pasi uji i lumit Erzen ka filluar të tërhiqet.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re